Ndoshta është dita jo e zakonshme e takimeve midis kreut të qeverisë dhe ati të Kuvendit, ajo që ka bërë që këtë herë Ilir Meta të prishë traditën dhe të jetë ai që i shkon në zyrë Edi Ramës.
Ndryshe nga takimet e të mërkurave, kur Rama me qejf e me vrap i shkonte Metës në zyrë, këtë herë ka ndodhur e kundërta. Por, megjithatë nisur nga “formati”, Meta nuk i ka shkuar vetëm Ramës në zyrë, por i shoqëruar nga ministri i drejtësisë Ylli Manjani, Petrit Vasili dhe shefi i kabinetit të Kuvendit, Sokol Dervishaj.
Reforma në drejtësi, besohet të jetë tema e këtij takimi, megjithëse nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar.
Një ditë më parë, kreu i Kuvendit Ilir Meta, takoi kreun e PD-së Lulzim Basha dhe ndërsa bëri të ditur se mbajti shënim ankesat dhe pretendimet e bashkëbiseduesit, duket, me këto shënime” po njeh sot Ramën.











