Pas rreth dy orësh ka përfunduar takimi midis kreut të LSI-së, kryeparlamentarit Ilir Meta dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Në përfundim të takimit, asnjë nga pjesëmarrësit, nuk bënë ndonjë prononcim të mundshëm për mediat, ndërsa më herët kishin lajmëruar se prononcimet do i bëjnë respektivisht nga ambientet e kryesisë së Kuvendit dhe të selisë së PD-së.
Takimi u thirr nga Meta, me objekt diskutimi, reformën në drejtësi.











