Gjermania ka dalë me 3 pikë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të “Euro 2016” duke mposhtur Ukrainën me rezultat 2 – 0 në ndeshjen e zhvilluar në Lille.
Ritmi i ndeshjes ra disi pas një pjese të parë plot aksione nga të dyja skuadrat. Në kohën shtesë Bastian Schweinsteiger i sapo futur në fushë dyfishoi rezultatin 1 – 0 të vendosur nga Shkodran Mustafi në pjesën e parë falë një goditjeje me kokë. Golin Schweinsteiger e shënoi në minutën e 92’, ndërsa Mustafi kaloi në epërsi pancerat gjermanë në minutën e 19’.
Tani Gjermania është në krye të Grupi C duke e lënë në vend të dytë Poloninë falë golavarazhit.











