Ky është ndoshta tifozi shqiptar më i fotografuar ditën e sotme nga mediat gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Zvicër. Madje edhe UEFA ka hedhur këtë foto në faqen e vetë zyrtare në facebook. Por nuk kjo nuk ka mbetur pa komentuar edhe nga ish kryeministri Berisha i cili e ka hedhur në facebook këtë foto dhe me një mbishkrim shumë të goditur, “UEFA trondit serbët me foton e tifozit shqiptar, po bën xhiron e botës”, ka shkruar ish kryeministri Berisha.














