Një ndërhyrje në sistemin e shpërndarjes së energjisë ka lënë Tropojën pa energji pikërisht në kohën e transmetimit të ndeshjes Shqipëri-Zvicer.
“Gjithë rrethi i Tropojës është privuar nga e drejta për të ndjekur ndeshjen e shumpritur të Kombëtares tonë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga OST me pretekstin e riparimit të linjës së tensionit të lartë, ndërprerje që do zgjasë deri në orën 19:00.
Shumë sportdashës po marrin rrugën për ta ndjekur ndeshjen në Kosovë.
Ky është diskriminim që po na bëhet shprehen banorët e Tropojës, sot e gjetën?”, shkruan deputetja e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj.












