Në minutën e 4 Shqipëria është dënuar me një gol. Ka shënuar për zvicerianët Shar, mbrojtësi i qendrës së zvicerianëve.
Ndërkohë që në minutën e 36 të pjesës së parë Lorik Cana ka dalë me karton të kuq. Kapiteti i kombëtares Cana ka marrë kartonin e dytë të verdhë, duke lënë kombëtaren me 10 lojtarë në fushë, pasi ka kapur topin me dorë. Cana ka shpërthyer në lot dhe pjesa e parë është përmbyllur me rezultatin 1 me 0 për Zvicrën.












