Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pritet të takohet nesër me Ilir Metën në hotel Rogner. Takimi do të zhvillohet paradite në orën 11. Formati i takimit ende nuk është qartësuar por është mësuar se Basha do të shoqërohet në takim nga Oerd Bylykbashki. Nuk dihet se cili është shoqëruesi i Metës.
Ilir Meta ftoi Bashën një ditë më parë për një takim lidhur me reformën ën drejtësi. Por zëvëndëskryeministri Niko Peleshi deklaroi sonte se PS nuk është e gatshme të ndryshojë draftin final.












