Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë nisur sot takimet me deputetë gjermanë, me të cilët po diskutojnë për reformën në drejtësi dhe finalizimin e saj.
Këto takime janë bërë me ftesë të kryetarit të Parlamentit gjerman, Norbert Lammert dhe drejtuesve të lartë të CDU. Kryetari i PD Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PR-së Fatmir Mediu dhe dy deputetë të PD-së do të marrin pjesë në takimin e 21-të Ndërkombëtar që do të mbahet në Berlin.
Përfaqësuesit e lartë të opozitës po takohen me deputetë të Bundestagut gjerman dhe të CDU/CSU.












