Një aksident ka ndodhur rreth orës 20.00 të mbrëmjes së sotme në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi”, në Tiranë.
Në këtë aksident janë përfshirë 4 makina, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.
Sipas dëshmitarëve, shkak i aksidentit u bë mosruajtja e distancës së sigurisë në lëvizje.
Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik në këtë aks, ku u desh ndërhyrja e Policisë Rrugore për të normalizuar situatën.











