Shtyhet për të hënën mbledhja e Byrosë së Kuvendit e cila do diskutonte përjashtimin e mundshëm të kryeministrit nga seancat plenare.
Mbledhja e cila ishte parashikuar sot, në orën 18.00, nuk filloi për shkak se nuk u arrit kuorumi i deputetëve, pjesëmarrës në këtë Byro.
Mësohet se pjesa më e madhe e deputetëve, dhe e ministrave, janë “arratisur” drejt Francës, ku sot starton Kampionati evropian i Futbollit.
Byroja do diskutonte sot kërkesën e dpeutetëve të PD-së, të cilët kërkojnë përjashtimin për disa ditë nga seancat plenare të kryeministrit, pas fyerjeve që ai adresoi dje ndaj deputetëve të opozitës.











