• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA/ TVSH i rikthehet humorit: Ndeshjet e “Euro 2016” mund “ti shihni” te Radio Tirana

admin by admin
10 June, 2016
in Global Image
0
DEKLARATA/ TVSH i rikthehet humorit: Ndeshjet e “Euro 2016” mund “ti shihni” te Radio Tirana
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka qenë “estradë” fare një deklaratë e RTSH sot, nëpërmjet së cilës sqaron pse ky televizion publik nuk mund të transmetojë ndeshjet e Kampionatit Europian të Futbollit, “Francë 2016”.
RTSH bën me dije se kjo erdhi për shkak se nuk u arrit të fitohej tenderi i organizuar nga UEFA dy vite më parë.
Nëpërmjet këtij “sqarimi”  RTSH fton  shikuesit dhe i fton të ndjekin Euro 2016 në Radio Tirana, bashkë me “ngushëllimin” se një gjë e tillë ka ndodhur dhe në disa vende të tjera të Evropës.

Deklarata e plotë e RTSH-së

RTSH sqaron edhe njëherë publikun për arsyet e mos transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjeve të Kombëtares Kuqezi, por edhe të gjithë fazës finale të Euro 2016.
Ashtu siç e kemi shpjeguar edhe më parë për publikun, procedura e tenderit për blerjen e të drejtës televizive të transmetimit të Euro 2016 (ku përfshihen edhe ndeshjet e Kombëtares) është organizuar gati dy vite më parë nga UEFA.
RTSH ka marrë pjesë në këtë tenderim ndërkombëtar nëpërmjet EBU (Bashkimit të Transmetuesve Publikë në Europë), ashtu si edhe në shumë raste të tjera të ngjashme, por oferta e EBU-RTSH për territorin e Republikës së Shqipërisë nuk rezultoi fituese.
Ndërkohë për transparencë sqarojmë se përveç RTSH-së, edhe transmetues të tjerë publikë në Europë nuk arritën t’i blinin këto të drejta, si Franca që është edhe organizatorja e Euro 2016, Spanja, Polonia, Rumania, Ukraina, Islanda, Izraeli etj.
Edhe pas përfundimit të kësaj procedure tenderimi ndërkombëtar, RTSH ka bërë të gjitha përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje me fituesin e këtyre të drejtave për territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim blerjen e së drejtës për transmetim në televizion pa pagesë për shikuesit, madje duke ofruar edhe vetëm për transmetimin e ndeshjeve të kombëtares, por pa pasur sukses.
Njëkohësisht, RTSH ka kënaqësinë t’i bëjë me dije publikut shqiptar se këto ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin e parë të RADIO TIRANËS, ashtu si edhe të gjitha ndeshjet e tjera të këtij turneu deri në ndeshjen finale.
Po ashtu, TVSH do të transmetojë çdo ditë të kampionatit europian një program të dedikuar për Kombëtaren Kuqezi dhe për gjithçka ndodh në Euro 2016, duke pasur lidhje të drejtpërdrejta me Francën dhe vendqëndrimin e Kombëtares, ku RTSH ka dërguar një grup të posaçëm xhirimi me gazetarë dhe specialistë, të cilët do të informojnë për çdo gjë ndodh në kampin e Kombëtares Kuqezi dhe në Euro 2016.
RTSH ju fton të gjithëve të ndiqni transmetimet e drejtpërdrejta të çdo ndeshjeje të Euro 2016 në Radio Tirana, por edhe programet e dedikuara në Televizionin Shqiptar, ku do të gjeni informacione dhe analizë teknike të specializuar për çdo takim të këtij turneu.
Gjithsesi, Kombëtarja Kuqezi do të rikthehet me ndeshjet e drejtpërdrejta shumë shpejt në ekranin e TVSH-së dhe në të gjithë rrjetin e RTSH-së, duke filluar nga 5 shtatori 2016, kur nisin ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës, Rusi 2018, një ekskluzivitet i RTSH-së.
Ndërkohë, transmetimet sportive ekskluzive të RTSH-së do të jenë edhe gjatë periudhës së verës me ndeshjet e klubeve shqiptare ne Kupat e Europës dhe me Lojërat Olimpike Verore Rio 2016 (në muajin gusht).

Previous Post

Horoskopi, 11 Qershor 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

FOTO/ Aksident “poker” te “Zogu i Zi”

admin

admin

Next Post
FOTO/ Aksident “poker” te “Zogu i Zi”

FOTO/ Aksident “poker” te “Zogu i Zi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.