Kryeministri Edi Rama ka vijuar me etiketimet fyese ndaj opozitës.
Gjatë fjalës së tij, të parapërgatitur, në një moment ai e ka quajturi opozitën “tufë”.
Pas këtij etiketimi, fillimisht Falmur Noka dhe më pas deputetët e tjerë të PD-së, kanë kërkuar që Konferenca e Kryetarëve të mblidhet dhe të ndëshkojë kryeministrin.
Duke dalë edhe para foltores së Kuvendit, deputetët e PD nuk kanë lejuar kryeministrin të vazhdojë fjalimin e tij,
Në këto rrethana, drejtuesja e seancës Valentina Leskaj e ka ndërprerë atë për 10 minuta.











