Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e kryeministri Edi Rama nga Kuvendi. Kjo për shkak të fjalorit të tij të ulët të përdorur gjatë seancës këtë te enjte.
Sipas PD-së, sjellja e Ramës sot në Kuvend ka qenë e paprecedentë dhe gjuha që ai ka përdorur cenon dinjitetin e deputetëve. Në kërkesën e PD-së thuhet se Rama ka shkelur nenin 62 të rregullores së Kuvendit dhe duhet të përjashtohet për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.











