Reforma në drejtësi nuk përfshihet në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit. Vendimin e ka marrë sot Konferenca e Kryetarëve.
Dy ditë më parë, pas dështimit të tryezës midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, kryeministri paralajmëroi se tashmë reforma në drejtësi do ti kalojë Kuvendit.
Përkundër këtij paralajmërimi, Konferenca e Kryetarëve e ka shpërfillur sot deklaratën e kryeministrit.












