Një kthesë të fortë ka bërë sot kryeministri Edi Rama, ndërsa është shprehur “i hapur” për të ftuar opozitën, për të kontribuar në reformën në drejtësi.
Ftesën Rama e bëri në emër të “ndarjes së suksesit”, për marrjen e ftesës së integrimit në BE.
“Është shumë e rëndësishme ta bëjmë së bashku reformën në drejtësi. Jemi gati të negociojmë një zgjidhje të arsyeshme që ti japim Shqipërisë një reformë të merituar”, u shpreh Rama sot në Kuvend.
Ndërkohë, dy net më parë, nga studio e “Top Story”, Edi Rama nuk i njihet asnjë meritë opozitës për fazën në të cilën ka ardhur reforma në drejtësi.
Kjo ftesë e Ramës erdhi pasi Konferenca e Kryetarëve ka refuzuar sot futjen në kalendarin 3-javor të diskutimit dhe miratimit të reformës në drejtësi.












