Gjykata Kushtetuesja ka vendosur të mos marrë në shqyrtimin kërkesën për heqjen e mandatit ët deputetes socialiste, Valentina Leskaj. Sipas kësaj gjykate, kjo kërkesë nuk plotëson kushtet për tu vënë në lëvizje.
Kërkesa për heqjen e mandatit të deputetes socialiste u bë nga opozita, pas denoncimeve publike se djali i saj, është bërë pjesë e “privatizimit” të pjesë të veçanta të Hekurudhës Shqiptare.












