• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FAKSIMILET/E-MAILET ME OPDAT DHE EURALIUS PER VENDET E REZERVUARA

admin by admin
8 June, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
FAKSIMILET/E-MAILET ME OPDAT DHE EURALIUS PER VENDET E REZERVUARA
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

PD bëri publike të gjitha emailet dhe komunikime të tjera përmes të cilave hedh dritë mbi komunikimin me ekspertët ndërkombëtarë lidhur me “vendet e rezervuara” një cështje që coi në bllokimin e reformës në drejtësi për shkak të refuzimit të këtij modeli nga ana e qeverisë.

Shpjegimet e nënkryetarit i Komisionit për Reformën në Drejtësi, zoti Oerd Bylykbashi:

“Këtu kemi një email të datës 10 shkurt që është emaili me të cilin na janë paraqitur ne opozitës, qoftë në nivelin politik, qoftë në nivel ekspertësh, një numër zgjidhjesh, propozimesh nga OPDAT dhe EURALIUS, në lidhje me modelin e emërimit të zyrtarëve të lartë në sistemin e drejtësisë. Janë një numër alternativash, që përfshijnë ndër to edhe mdoelin e vendeve të rezervuara. Me propozimin e partnerëve ndërkombëtarë na u dha mundësia që ne të përzgjidhnim nje prej këtyre modeleve, ai që garantonte më së miri, atë që kërkonte Komisioni i Venecias që në dhjetor, përfshirjen substanciale të opozitës në procesin e emërimit të këtyre zyrtarëve dhe përfaqësimin e opozitës në organet kolegjiale në sistemin e drejtësisë.

email1

Faksimile e emailit të datës 10 shkurt si dhe përmbajtje të prezantimit që shpjegohen më poshtë

Midis modeleve të paraqitur nga ekspertët e OPDATIT dhe EURALIUS-it dhe të mbështetura edhe nga nivelet politike të partnerëve ndërkombëtarë ajo që zgjodhi PD ishte pikërisht modeli i vendeve të rezervuara, me modelin ku dy anëtarët jo gjyqtarë ose jo prokurorë zgjidhen nga propozime profesionistësh të përzgjedhura nga partitë e mazhorancës dhe dy kandidatura do të zgjidhen nga partitë e opozitës, dhe anëtari i pestë i cili zgjidhet nga shoqëria civile do të zgjidhet me shumicë prej 3/5 nga Parlamenti për të garantuar konsensusin maksimal.

email 2 powerr pouint

email 3 skema e vdneve te rezervuara

Dy modelet ne loje

Pra siç e shihni, ky është modeli, është ekzakt edhe në grafikë i paraqitur nga partnerët ndërkombëtarë OPDAT dhe EURALIUS për këtë zgjidhje. Ky është propozimi i bërë në datën 10 shkurt nga këta partnerë dhe në datën 17 shkurt nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, zoti Eduard Halimi, në një përgjigje zyrtare mbi këtë propozim i përgjigjet OPDAT-it dhe EURALIUS-it duke zgjedhur në mënyrë specifike modelin e vendeve të rezervuara atë që ju paraqitëm më përpara, duke iu thënë që ky ishte modeli më i përshtatshëm, modeli më i thjeshtë, ai që garantonte përfshirjen substanciale dhe përfaqësimin e opozitës në organet e sistemit të drejtësisë dhe ishte sistemi më i thjeshtë dhe më pak i komplikuar dhe më pak i korruptueshëm.
email 4 letra e halimit

Përgjigje e datës 17 shkurt nga ish-nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, zoti Eduard Halimi

Më pas, këto kanë vijuar me raportin final të Komisionit të Venecias i cili në mënyrë shumë specifike përcakton e zezë me të bardhë në paragrafin 17, në footnote nr4, ku thuhet që; kandidatët që do të përzgjidhen nga lista e kandidatëve të mazhorancës dhe lista e kandidatëve të opozitës, nga kjo listë e kandidatëve të mazhorancës do të përzgjidhen 3 dhe nga lista e kandidatëve të opozitës do të përzgjidhen dy.

email 5 leter

email 6 tekst

E shkruar e zezë mbi të bardhë, propozim i Komisionit të Venecias si një nga modelet për zgjidhjen e kësaj çështjeje thelbësore që garanton mos kapjen e organeve kolegjiale të sistemit të drejtësisë nga mazhoranca qeverisëse. Në paragrafin 88, gjithashtu të këtij raporti, në mënyrë specifike konsakrohet nga Komisioni i Venecias nevoja që të garantohet përfaqësimi i opozitës në këto organe kolegjiale.

Në vijim të gjithë kësaj, në datën 21 Prill, pra pas daljes së raportit të Komisionit të Venecias, eskpertët ndërkombëtarë të OPDAT-it dhe EURALIUS-it bëjnë një komunikim të fundit me ne duke përcaktuar qartë se të vetmet propozime që ata kanë janë 2; njëri është i vendeve të rezervuara, i përzgjedhur nga Partia Demokratike si dhe një sistem propocional votimi kompleks me potencial të madh bllokimi dhe i korruptueshëm, i përzgjedhur nga maxhoranca dhe aleatët e saj.

email 7 me amerikanet


email 8 fund

Komunikimi i fundit me 21 prill

Këto janë komunikimet elektronike të Partisë Demokratike me parnerët ndërkombëtarë për propozime që më pas janë të reflektuara në raportin e Komisionit të Venecias. Në bazë të ofertës së bërë, kemi zgjedhur në mënyrë transparente modelin e vendeve të rezervuara si modeli më i thjeshtë, më i qartë, më funksional që garanton më shumë se kushdo moskapjen e institucioneve të sistemit të drejtësisë. E kemi komunikuar këtë në mënyrë transparente e në mënyrë të vazhdueshme që nga shkurti i këtij viti dhe pikërisht mbi bazën e këtij qendrimi të bërë publik nga PD, ka vazhduar edhe negociimi. Siç e bëri të qartë edhe në përfundim të takimit të datës 6 qershor, kryetari i Partisë Demokratike, çështja e modelit për emërimin e funksionarëve të organeve kolegjale në sistemin e drejtësisë është çështja e e fundit dhe e vetme që ndan palët për të përmbyllur me sukses paketën e ndryshimeve Kushtetuese edhe për ta bërë gati atë për votim në Parlament. Edhe në takimin e datës 6 Qershor ne kemi bërë në mënyrë të detajuar, transparente, gjatë atij takimi, propozimet tona konkrete duke detajuar modelin e vendeve të rezervuara, model i cili nuk gjeti asnjë kundërshtim principial, por ashtu siç ju e dini, kryeministri doli më pas me një deklaratë të shkruar e të përgatitur më përpara, duke thënë që takimi dështoi. Edhe pse opozita fare qartë tregoi gadishmërinë për të vazhduar dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë që garantonte maksimalisht moskapjen nga maxhoranca kurdoqoftë të organeve kolegjiale”, shpjegoi deputeti Bylykbashki i cili ka qenë i përfshirë gjithë kohën në negocimet dhe diskutimet e reformës në drejtësi.

“Eshtë shumë e thjeshtë, fare e qartë, që i vetmi që e pengon zgjidhjen përfundimtare është kryeministri i cili nëse vendos të zgjedhë, jo modelin e propozuar nga PD, por modelin e propozuar nga Komisioni i Venecias, OPDAT-it dhe EURALIUS, i vë vulën përfundimtare zgjidhjes dhe përgatitjes për aprovim të paketës kushtetuese për Reformën në Drejtësi. E gjitha mbetet në vullnetin e kryeministrit për të qënë vullnetmirë e për ta mbyllur këtë proces dhe jo për të ndjekur rrugën demagogjike për ta çuar reformën në drejtësi drejt dështimit nëpërmjet një zgjidhje që siç e propozon, ai garanton kapjen e plotë të organeve kolegjiale nga ai. Këto emaile dhe prova do tu vihen në dispozicion dhe do të jenë publike në uebsitin e PD për të qënë të aksesueshme dhe plotësisht transparente për të gjithë publikun”, deklaroi në fund deputeti Oerd Bylykbashki.

Previous Post

Horoskopi, 9 Qershor 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

Berisha: Çojeni ne psikiatri skizofrenin!

admin

admin

Next Post
Berisha: Çojeni ne psikiatri skizofrenin!

Berisha: Çojeni ne psikiatri skizofrenin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.