• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI 2015/ Ministria e Brendshme e Italisë: Rritet sasia e drogave të forta të trafikuara nga Shqipëria

admin by admin
7 June, 2016
in Kronika
0
RAPORTI 2015/ Ministria e Brendshme e Italisë: Rritet sasia e drogave të forta të trafikuara nga Shqipëria
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mafia italiane dhe organizatat kriminale  në Itali, kanë një bashkëpunim operativ të plotë me trafikantët shqiptarë në tregtimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria. Ky është një nga konkluzionet e arritura nga Raporti Vjetor 2015, i sapo publikuar nga Ministria e Brendshme Italiane, hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Antidrogës ku pasqyrohet aktiviteti e rezultati i arritur nga Policia italiane në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.
“Mafia kalabreze Ndragheta, konfirmohet lideri botëror në trafikun e kokainës, ndjekur më pas nga Mafia napoletane Camora dhe nga organizatat kriminale pulieze që kontrollojnë plotësisht  tregtimin e lëndëve narkotike të importuara nga Shqipëria”, thuhet në këtë Raport.
Përgjatë vitit 2015 në Itali është regjistruar një rënie e trafikut të hashashit e marijuanës e një rritje e konsiderueshme prej +161 % e drogave sitetike dhe substancave në pluhur. Trafiku i kokainës ka shënuar një rritje prej më shumë se 4 % në krahasim me një vit më parë.
Në vitin 2015 Policia italiane ka sekuestruar rreth 84 tonë drogë, 94 % e të cilës e transportuar në rrugë detare.
Në Raportin e Ministrisë së Brendshme Italiane evidentohet si një evolucion i vitit 2015 zbulimi i një rruge të re të trafikut të drogës, me anë të avionëve të lehtë që shfrytëzojnë pista fluturimi klandestine përtej Adriatikut duke transportuar nga Shqipëria sasi të konsiderueshme të bimës kanabis.
E sipas ekspertëve të antidrogës italiane “do të jetë koha e aktiviteti monitorues i Policisë italiane që do të evidentojë nëse kjo rrugë e metodologji e re e transportimit të drogës do të luajë në të ardhmen një rol të rëndësishëm në trafikun e lëndëve narkotike,”
Të dhënat e këtij Raporti konfirmojnë se trafiku i kokainës në territorin italian kontrollohet nga mafia kalabreze Ndragheta në bashkëpunim me organizatat kriminale ballkanike e amerikano-jugore.
Trafiku i heroinës kontrollohet nga mafia napoletane e pulieze në bashkëpunim me organizata kriminale shqiptare e ballkanike.
Trafiku i kanabisit është nën kontroll të plotë nga mafia e rajonit të Lacios, Sicilisë e Puglias në bashkëpunim me grupet trafikante shqiptare, spanjolle e marokene.
Përgjatë vitit 2015 autoritetet italiane kanë denoncuar me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike rreth 10 136 shtetas të huaj, 15, 34% e të cilëve janë shtetas shqiptarë.
1555 shtetas shqiptarë janë arrestuar e denoncuar me akuzën e trafikut të drogës. 1511 janë meshkuj, 44 femra, 19 ende minorenë e 50  janë shpallur në kërkim.
“Organizatat kriminale shqiptare, lexohet në këtë Raport, konfirmohen të kenë një fleksibilitet të fortë e një aftësi të spikatur për të krijuar bashkëpunime me grupe kriminale të etnive të ndryshme në zonën ballkanike, kryesisht janë trafikantë  turq, bullgarë e rumunë.”
Ekspertët e antidrogës italiane konfirmojnë në këtë Raport vjetor, se 80 % e heroinës në tregun europian kontrollohet nga organizatat kriminale shqiptare me anë të rrugës ballkanike. Heroina pasi prodhohet në Afganistan transportohet nga Irani, Turqia o Azia Qendrore. Për shitjen e drogës me pakicë në tregun italian, grupet shqiptare përdorin shtetas ekstrakomunitar si marokenë ose tunizianë.
Kokaina e heroina janë lëndët narkotike kryesore të trafikuar nga organizatat kriminale shqiptare e kryesisht në rajonet italiane të Lombardisë, Emilia Romagna, Toscana, Umbria e Veneto.
al

Previous Post

DEBATET/ Basha: Rama mashtroi për takimin, Vlahutin e pozicionuar politikisht

Next Post

Berisha: Opozita dje votoi reformën, mazhoranca e bllokoi me fjalimin e parashkruar

admin

admin

Next Post
Berisha: Opozita dje votoi reformën, mazhoranca e bllokoi me fjalimin e parashkruar

Berisha: Opozita dje votoi reformën, mazhoranca e bllokoi me fjalimin e parashkruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.