• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PAJISJA E PËRGJIMIT/ Rama “inkriminon” qeverinë italiane, për të dekriminalizuar qeverinë shqiptare

admin by admin
7 June, 2016
in Politika
0
PAJISJA E PËRGJIMIT/ Rama “inkriminon” qeverinë italiane, për të dekriminalizuar qeverinë shqiptare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë, që pas plasjes së skandalit të pajisjes së përgjimit, Edi Rama sot, “ka futur në thes” qeverinë italiane. Ndërsa, asnjëherë gjatë këtyre javëve, qeveria italiane nuk ka qenë pjesë e debateve për këtë skandal në Shqipëri, Edi Rama, “guxoi” sot ta “inkriminonte” atë, në pretendimin e të kërkuarit ndjesë për “çudinë-pezullimin” e kryepolicit shqiptar Haki Çako.
“Çka ka ndodhur sot me pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të saj, më imponon t’i kërkoj ndjesë publikisht qeverisë mike dhe partnere të Italisë. Kjo ndodhi është e pajustifikueshme dhe për Shqipërinë është një tjetër kambanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi”, shprehet në një deklaratë për shtyp, kryeministri shqiptar.
Duke ju referuar “rolit” të ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Rama nuk përmend se ai ka qenë një “letërkëmbyes” midis autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe italiane, por e vendos si “zëdhënës” të qeverisë italiane. Nga ana tjetër, Rama “harron” me dashje, se ambasadori Alberto Cutillo, si “qëndrim” të vetëm, të pretenduar prej qeverisë italiane, nuk ka deklaruar asgjë më shumë se “Nuk mund të komentoj në lidhje me këtë çështje në një kohë që është në zhvillim nga hetimet përkatëse”.
Përpos kësaj, Rama tenton “inkriminimin” e qeverisë italiane kur shprehet se, “Mbroj fort pikëpamjen se shpjegimet e dhëna nga Italia përmes ambasadorit italian, pa asnjë detyrim, por vetëm si shprehje e miqësisë së sinqertë dhe vullnetit më të mirë, për të vendosur nën dritën e fakteve legjendën politike të përgjimeve, duhet të kishin mjaftuar që institucioni shqiptar i akuzës të mos përfshihej në një makinacion kaq të rëndomtë politik. Por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu dhe sot, miqtë e partnerët tanë të provuar në çdo ditë të vështirë të Shqipërisë së këtyre njëzetë e pesë vjetëve, kanë të drejtë të ndjehen të lënduar nga përfshirja e tyre indirekte në një hetim absurd si edhe, më zi akoma, nga veprimi ekstrem që ka ndërmarrë sot prokuroria”.
Ndoshta Edi Rama me “përfshirje të tyre indirekte”, nënkupton vendimin e sotëm të tërheqjes urgjent, nga Shqipëria të Michelle Grillo, kreut të Interforcës italiane.
… Dhe më tej, si për tu siguruar se “ndjesa” e tij “zuri vend”, Edi Rama e ripërsërit atë.
“Duke u kërkuar ndjesë për këtë ‘çudi’ që e ka dëmtuar jo pak vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer, prej të cilit në gjithë këto vite, Shqipëria e shqiptarët kanë përfituar aq shumë, sa kurrë nuk do të mund të lahemi me fqinjët tanë të mirë, dua t’i siguroj miqtë e mëdhenj dhe partnerët e paçmueshëm italianë për mirënjohjen më të thellë e konsideratën më të lartë”.
Por, veç qëllimit për të nxjerrë “të larë” qeverinë, ministrinë e Brendshme dhe Policinë shqiptare me këtë “ndjesë publike”, ajo duket e pasinqertë për aq kohë sa nuk ka informacion se nëpërmjet kanaleve diplomatike (ambasadorit italian në Tiranë), Edi Rama t’ia ka përcjellë këtë ndjesë, në gjuhën italiane, homologut të tij italian, Matteo Renzi… Është e pabesueshme të mendohet se Renzi kupton shqip, që të mund ta lexojë ndjesën në “origjinal” në web-in e kryeministrisë shqiptare, apo në “Facebook”-un e Edi Ramës…

Previous Post

KE i ndal vrullin e Ramës: Rifilloni kontaktet dhe bisedimet për reformën

Next Post

Sandalet i gjakosin shputat e këmbës 2 vjeçares, kërkohet inspektim i kompanisë

admin

admin

Next Post
Sandalet i gjakosin shputat e këmbës 2 vjeçares, kërkohet inspektim i kompanisë

Sandalet i gjakosin shputat e këmbës 2 vjeçares, kërkohet inspektim i kompanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.