Kufomë e skeletizuar që u gjet sot në fshatin Shkallë-Tujan të Tiranës dyshohet se i përket një turisti të huaj. Banorët thonë se askush nuk ka humbur këto kohë nga fshati i tyre ndërkohë që të dhënat e para rreth kufomës nuk flasin për një vrasje.
Kufoma u gjet poshtë një shkëmbi, cfarë bën të mendohet se vdekja mund të ketë ardhur edhe nga rrëzimi i ndonjë shkëmbi.
Kufoma mendohet se i përket një moshe të madhe dhe se viktima ka gjetur vdekjen rreth 3 vjet më parë.












