Elmir Kallari, personi që u vra nga vëllai i tij një ditë më parë në Valias, donte të mbillte kanabis në tokën e përbashkët të familjes, sipas burimeve ende te pakonfirmuara.
Panorama raporton sot se ai ka hasur në rezistencën e vëllait, Afrim Kallari dhe kjo ka sjellë përplasjen e ashpër fizike mes tyre.
Fillimisht u tha se konflikti nisi për pronën, por gjithçka ndryshoi në momentin që efektivët e Policisë së Krujës bënë kontrollin e banesës, ku gjetën në një magazinë pranë saj 70 pako me bimë narkotike. Megjithatë ende asnjë nga pistat e vrasjes nuk i është nënshtruar hetimit të plotë.
Nëna dhe babai i dy vëllezërve thanë se nuk dinin gjë për drogën e gjetur.












