Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 2500 bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Krahës 1 të Memaliajt si dhe ka arrestuar dy kultivuesit e drogës.
Ata janë dy adoleshentë, Denardo Dervishi 18 vjeç dhe Andi Hysi 17 vjeç, të cilëve iu sekuestrua edhe një pushkë me 13 fishekë.
Bimët narkotike u asgjësuan me djegie, ndërkohë që dy të arrestuarit akuzohen për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje.












