• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARMAND SHKULLAKU/Dallgët e jetës dhe dallgët e Rilindjes

admin by admin
3 June, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
ARMAND SHKULLAKU/Dallgët e jetës dhe dallgët e Rilindjes
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rilindja e Edi Ramës ka hyrë rrufeshëm në fazën e saj të fundit, atë të shndërrimit në qesharake. Zakonisht qeverisjet në Shqipëri kanë kaluar nëpër disa etapa, relativisht të gjata, përpara se të prekin kufirin e fundit, atë të ridikulizimit.

Fatos Nano, për shembull, dhe PS gjatë periudhës së tij, ndërmorën disa reforma, nisën shumë punë dhe kaluan disa prova (stabilizimi i vendit pas ‘97, reforma fiskale, kushtetuese, privatizimet, investime në infrastrukturë etj.) derisa arritën në fund të mandatit të dytë, ku bashkë me degradimin e qeverisjes mbërriti pashmangshmërisht edhe qesharakëzimi. Mbahen mend ende pamjet e Nanos tek përpiqej me shtatin e tij të luante basketboll me “tigrat” e rinj të PS, drejtorë tatimesh e doganash. Ose lulet e dasmës apo festa kitsch e ditëlindjes. Për të mos harruar fjalimin e “zogut vetmitar që prapa i vinte historia”.

Qeverisjes së Sali Berishës, për shkak edhe të karakterit të tij, iu desh më shumë kohë për të mbërritur tek ridikulizimi. Qeverisja e demokratëve gjithashtu, shënoi arritje të mëdha gjatë mandatit të parë, për të shënuar rënie në gjysmën e të dytit dhe për të regjistruar në fund fazën qesharake. Krahasimi me ekonominë gjermane, rekordet e kryeministrit herë në det e herë në male, kandidimi i të majtëve për të djathtë dhe dipendenca nga ngjalat e Metës, janë vetëm disa fragmente nga parodia e fundpushtetit.

Ndërkohë, Rilindja e Edi Ramës ia doli të bëhet qesharake që në krye të herës, madje pa shënuar asgjë tjetër. Absolutisht pa bërë asgjë thelbësore, nga dita e parë e mandatit të bujshëm të 23 qershorit dhe deri më sot, kur ky mandat është katandisur thjesht në një show të lodhur humoristik. Nisi me fotot e lyerjes së kryeministrisë dhe po përfundon me fotot e të brendshmeve të kryetarëve të bashkisë.

Prej marrjes së pushtetit e deri tani, kryeministrit i është dashur të gjejë lloj-lloj argumentesh e të shpikë justifikime për njerëzit e tij, që po i bien dita-ditës si simbole të korrupsionit apo lidhjeve me krimin. I është dashur ta bëjë për Frrokun, Ndokën, Prengën, Roshin, Xhelilin… pa përmendur dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë, që janë varur si medalje degradimi në gjoksin e Rilindjes. Një rekord absolut për një forcë politike në vitet e para të mandatit të saj qeverisës.

Dhe më qesharake e bën Rilindjen nevoja për ta mbuluar këtë degradim të pashembullt. Tashmë janë shndërruar në simbole të gallatës urbane, deklaratat e Edi Ramës për deputetët e “fortë” që i do komuniteti apo për kryebashkiakët me disa emra, që dallgët e jetës i paskan hedhur në mëkatin e krimit.

E nëse qeveritë paraardhëse nisën të latohen nga fundi, kjo e Rilindjes e kapi fundin që në fillim. Sukseset imagjinare në ekonomi, shkëlqimi i kryeministrit si artist ndërkombëtar e si lider global, e deri te deliri provincial për t’u treguar amerikanëve se çfarë presidenti meritojnë, e kanë shoqëruar qeverisjen që në ditën e parë të mandatit të saj. Për të mos harruar gallatën live, gati të përditshme, ku kryeministri përsërit, si një aktor bajat humori, batutat për flokët me xhel, skedinat e lotove apo gratë që ua mbledhin burrave.

Ndoshta kryeministri nuk e kupton që ka ardhur momenti të pranojë abortin e diçkaje që nuk lindi kurrë, e jo më të rilindte. Shqipërinë e premtuar para 23 qershorit. Është më mirë të pranosh dështimin, se sa ta shesësh atë për sukses apo të përpiqesh ta mbulosh me gjethe fiku. Sa më shumë të zgjasë kjo përpjekje butaforike, aq më qesharake do të duken mufkat e kryeministrit përpara kamerave, parqet e lodrave të Erionit apo spajdermenët e Tahirit. Dikush duhet t’u tregojë se janë aty jo për të na gajasur por për të na qeverisur.

Dhe sigurisht që është momenti për të kuptuar se kryeministri nuk është aty për të shkruar çdo ditë hartime e për të justifikuar zgjedhjet skandaloze që ka bërë në Kuvend, administratë e bashki, por për të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Për shkak të këtyre zgjedhjeve dhe qasjes së kryeministrit ndaj tyre, shqiptarët janë përfshirë sot në një debat ku në vend të diskutohet për nivelin intelektual të përfaqësuesve të tyre, llogariten vitet e burgut, ndalimet apo dënimet, mosha kur është bërë krimi apo cili është emri i vërtetë. Kjo është më shumë se qesharake.

Por nëse kryeministri gjykon se duhet të merremi me këto diskutime dhe të zbulojmë se cila dallgë e jetës i ka nxjerrë të zgjedhurit në rrugë të keqe, nuk duhet harruar se dallga e jetës e ka çuar edhe Edi Ramën në karrigen e kryeministrit. Dhe këtu, qesharakja duhet trajtuar seriozisht. Ai nuk ka në dorë thjesht fatin e tij personal, por timonin e anijes ku gjendemi të gjithë, të cilin e ka lëshuar krejtësisht pa duar. Jo dallgët e jetës, po dallgët e Rilindjes, kushedi se ku do të na përplasin.

Previous Post

Mentor Kikia padit Artur Zhejin: Unë nuk kam video seksi të ministrave, këto janë intriga të ndyra

Next Post

220 HEKTARE/Mbahen në burg “vjedhësit” e Karaburunit

admin

admin

Next Post
220 HEKTARE/Mbahen në burg “vjedhësit” e Karaburunit

220 HEKTARE/Mbahen në burg “vjedhësit” e Karaburunit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.