Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh falënderimi nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në të cilin theksohet:
“Ju falënderoj për urimet e përzemërta me rastin e trevjetorit të zgjedhjes sime në Fronin e Pjetrit! E vlerësoj këtë gjest të mirëmenduar si dhe ndjenjat që shprehni.
Duke ju siguruar mbi lutjet e mia për Shkëlqesinë Tuaj dhe popullin e Shqipërisë, ju shpreh njëkohësisht bekimet e shenjta për paqe dhe gëzim!”











