• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRAFIKU/ Institucionet zhvlerësojnë dhe përgënjeshtrojnë “pranverën ekonomike”

admin by admin
1 June, 2016
in Politika
0
GRAFIKU/ Institucionet zhvlerësojnë dhe përgënjeshtrojnë “pranverën ekonomike”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka evidentuar sërish sot gjendjen e rënduar ekonomike që sipas saj po kalon vendi. Në emër ët PD-së, deputetja Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat nga selia blu, tha se shifrat dhe të dhënat, të zhveshura nga propaganda bajate, flasin krejt të kundërtën.
Sipas PD-së, përballë kësaj gjendje, qeveria ka zgjedhur rrugën më të lehtë, propagandën ministrore për t’i mbushur mendjen shqiptarëve që po jetojnë në “pranverën ekonomike”, ndërkohë që institucionet ekonomike shtetërore, përgënjeshtrojnë dhe zhvlerësojnë këtë propagandë.


Deklarata e deputetes Jorida Tabaku


jorida tabaku, 1 qershorPërballë gjendjes së rënduar ekonomike qeveria ka zgjedhur rrugën më të lehtë, propagandën ministrore për t’i mbushur mendjen shqiptarëve që po jetojnë në pranverën ekonomike. Megjithëse shifrat dhe të dhënat, të zhveshura nga propaganda bajate, flasin krejt të kundërtën.
Qendra Kombëtare e Biznesit tregon për rritje të bizneseve të çregjistruara për këtë 5 mujor me 25 për qind, krahasimisht me një vit më parë. Ndërkohë që, papunësia është rritur në nivelin e 17.7%, të rinjtë e vendit preferojnë të largohen nga Shqipëria që po plaket përditë e më shumë, falë politikave të suksesshme të qeverisë rilindëse.
Përballë fodullëkut rilindës të dhënat nga Instituti i Statistikave raportojnë për një rënie të konsumit gjatë gjithë vitit 2015 (paraqitur në grafik) për herë të parë kjo që nga viti 1998. Ndërsa të dhënat e përpunuara nga Komisioni Europian, tregojnë se jemi të parafundit në rajon me rënie prej -0.2% në 2015 në krahasim me vitin 2014. Shqiptarët kanë konsumuar 0.17% më pak se sa viti 2014 gjatë vitit të shkuar dhe aktualisht vendi është në buzë të greminës të deflacionit, kurse qeveria propagandon se kemi dalë nga kriza.
Ministri e quan pozitive rënien me 6% të eksporteve për të katër muajt e 2016 që në vlerë monetare përkthehen në 6.2 mld lekë më pak të ardhura. Ndonëse e pranon me gjysmë zëri, se efekti i vërtetë i rritjes së importeve ka ardhur si pasojë e investimit të fundit serioz në vend që është TAP.
Një investim që është përgjigja më e mirë për dështimin e plotë që kjo qeveri ka në raport me investimet e huaja të cilat vjet ishin 5.7% më pak se sa viti 2013.
Banka e Shqipërisë raporton që ndonëse bankat e nivelit të dytë kanë çuar normën e interesit në 6%, më e ulëta në histori, kredia vazhdon rrugën e saj të tatëpjetës. Banka e Shqipërisë në raportin e saj tregon se huaja ka rënë me -1.6% në krahasim me një vit më parë.
Megjithëse qeveria pretendon se Shqipëria ka dalë nga kriza, për herë të parë në 15 vite paga reale shënoi zbritjen më poshtë se sa norma e inflacionit duke rënë me -0.1%. Për të mos folur më pas për skemën abuzive dhe çalamane të pensioneve, që e ka kthyer moshën e tretë në shtresën më në nevojë të shoqërisë.
Punëtorë të keq-paguar, pensionistë më të varfëruar dhe një skemë sociale që përfundon në xhepat e ministrave apo kryetarëve të bashkisë. Kjo është Pranvera e Rilindjes që qeveria aq shumë propagandon. Ndërkohë që ashtu siç pritej, Ahmetaj heshti dhe nuk tha asgjë kur u pyet nëse do të ketë rritje pagash e pensionesh!
Rilindja që u rriti taksat e shqiptarëve me 45.5 mld leke, e mbasi ka tre vite që thotë nuk ka krizë e nuk jemi në krizë, dje na tha që pranvera e la pas krizën. Duke dëshmuar edhe një herë se kush është qëllimi i vërtetë i një bande që ka zaptuar dhe po shteron të gjitha mundësitë ekonomike dhe financiare të këtij vendi për të ecur përpara.
Duke fshehur të vërtetën megjithëse edhe vetë drejtuesit e FMN për të disatën herë brenda tre viteve u shprehën dhe dje në krah të ministrit se; Citoj; “Nje nga pengesat kryesore për më shumë optimizëm dhe zgjerim në sektorin privat janë Tatimet. Mënyra se si Tatimet komunikojnë me sektorin privat ndjehet nga biznesi si  ndëshkuese dhe jo koherente. Biznesi thotë se administrata tatimore bën represion. Kjo pengon biznesin vendas të zgjerohet dhe investimet e huaja që të vijnë”.
Tashmë është e qartë se për cilën pranverë flet ministri dhe qeveria rilindjes, përballë acarit në të cilin jeton ekonomia shqiptare gjendet luksi që i mundëson këtyre qeveritarëve që nga zyrat luksoze të propagandojnë arritjet imagjinare në kurriz të një ekonomie që e kanë rrënuar.
Partia Demokratike, përballë kësaj fature e bilanci të hidhur është zotuar se do të rikthejë në shina një ekonomi të shkatërruar. Përmes lehtësimit fiskal, shpenzimeve në shërbim të biznesit dhe rritjes së konsumit ne do t’i sigurojmë shqiptarëve punësim, paga më të larta, një ekonomi më të shëndoshë dhe një të ardhme më të mirë.
Ne jemi të bindur që taksa 9% më e ulëta në Ballkan si dhe një qeveri që ndërhyn gjithnjë e më pak në jetën e bizneseve do t’i rikthejnë vendit konkurueshmërinë ndërkombëtare, do të nxisin investimet e huaja dhe do të rrisin punësimin e mirëqenien!

Previous Post

DETAJE/ Ja si falsifikoi dokumentet dhe trafikoi makinën e vjedhur zëvendësministri i Brendshëm Ilir Marko

Next Post

FOTO LAJM/ Jahti i rrallë i djalit të mbretit të Arabisë Saudite viziton Sarandën

admin

admin

Next Post
FOTO LAJM/ Jahti i rrallë i djalit të mbretit të Arabisë  Saudite viziton Sarandën

FOTO LAJM/ Jahti i rrallë i djalit të mbretit të Arabisë Saudite viziton Sarandën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.