Një pako e dyshimtë është gjetur në hotel ‘Aleksandro’ në aksin Elbasan-Librazhd. Hoteli është në pronësi të shtetasit Vladimir Nikolles, i cili ditën e sotme ka parë pakon e dyshimtë jashtë ambientit të lokalit, nga dera e pasme për të cilën ka njoftuar policinë.
Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje bashkë me ekspertët anti-eksploziv të cilët po punojnë për ngjarjen. Blutë e Elbasanit dyshojnë se është lëndë plasëse por po hetohet mbi ngjarjen. Pronari i bar hotel “Aleksandro” shtetasi Vladimir Nikolla po merret ne pyetje lidhur me ngjarjen. Nuk ka ende një version të qartë ku të lidhet me pistën e hakmarrjes, apo konflikte të tjera banale











