Zbulohen foto e tre shqiptarëve që u arrestuan në Itali, me akuzën e vrasjes së bashkëkombësit, njëherazi dhe krushkun e tyre, Petrit Nikolli.
Për kët6ë vrasje, policia italiane ka arrestuar Lek Preçin dhe dy djemtë e tij, Edmondin, burrin e mbesës së viktimës dhe vëllanë e tij, Altinin.
Ata u arrestuan pak pas krimit, të pretenduar për nder, pasi Nikolli kishte marrë nga shtëpia nusen e Edmondit, mbesën e tij, pasi ajo ishte ankuar se ai e dhunonte.











