Burime të policisë vendore të Tiranës bëjnë të ditur se dje u arrestua Bashkim A., 71 vjeç, banues në rrugën “Muhamed Deliu”, në kryeqytet. Prangosja e tij u bë, sepse në ashensorin e pallatit ka ngacmuar seksualisht si dhe përndjekur në mënyrë të përsëritur shtetasen E. L., 44 vjeçe, banues në Tiranë.
Procedimi u referua, parashikuar nga Nenet 108/a dhe121/a të Kodit Penal.











