Me afrimin e ditëve të nxehta, Ministria e Mbrojtjes e cila mesa duket nuk ka mundësi të bëjë detyrën që ngjason me misionin e homologeve të saja në botë, ka marrë përsipër të bëjë rojën e plazheve.
Këtë shërbim të ri, e deklaron vetë ministrja Kodheli:
“Provë e mirë e Forcës Detare dhe asaj Ajrore përpara sezonit turistik dhe rritjes së lëvizjes në det.
Stërvitja “#DurrësiSAREX16”, përmirëson aftësitë dhe rrit kapacitetet për t’i ardhur në ndihmë pushuesve. Më të vendosur se kurrë për zbatimin e ligjshmërisë në det”.
Turistët nuk presin gjë nga ministra Kodheli, me gjithë gatishmërinë e saj. Ndërsa publiku pret të informohet për shkaqet e rrëzimit të helikopterit në Liqenin e Shkodrës, ku humbën jetën dy pilotë, ndërsa ai që shpëtoi gjallë ka humbur memorien, së bashku me memorien e “Kutisë së zezë”. /dritare.net/











