Kreu grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, ka kërkuar përjashtimin e deputetit Sali Berisha për 10 ditë nga Kuvendi.
Kërkesën e tij, duke e argumentuar me fyerjet e ish-kryeministrit ndaj kryeministrit, apo sipas Ruçit edhe për tezat e tij ndarje veri-jug, sipas rregullores, ia paraqiti drejtuesit të seancës.
Nga ana e tij, Shpëtim Idrizi në zbatim të rregullores, paralajmëroi thirrjen e Byrosë dhe shqyrtimin e kësaj kërkese, brenda 48 orëve.












