• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Ulem pa kushte me Ramën, por zgjedhjet e lira dhe të ndershme mbeten imperativi nr. 1

admin by admin
26 May, 2016
in Politika
0
Basha: Ulem pa kushte me Ramën, por zgjedhjet e lira dhe të ndershme mbeten imperativi nr. 1
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përgjigjja e Lulzim Bashës për ftesën e Edi Ramës ishte pozitive, pozitive me kushtin që të jetë pa kushte, ashtu siç edhe Kryeministri e kërkoi.
Në intervistë dhënë për Top Story, kryetari i Partisë Demokratike ripërsërit qëndrimin e opozitës se prioritet për të janë zgjedhjet dhe reforma zgjedhore.

Lulzim Basha: Nuk janë kushte, janë propozime. Nëse mazhoranca ka vullnet që të bëjë atë që i kërkon Venecia, atë që i kërkon faktori ndërkombëtar, dialog mes palëve për të zgjidhur këto çështje të fundit që kanë mbetur pa zgjidhur, atëherë janë të mirëpritur në një dialog politik të një format, që ta zgjedhin vetë. Çdo format që kundërshtari të ndjehet komod, me kusht që dialogu të jetë pa kushte.

Atë thoshte edhe Edi Rama, që po të ulemi, kur të ulemi, nëse do të ulemi, duhet të ulemi pa kushte. Por kushti është drafti juaj. Ka një draft zyrtar që e mbështesin plotësisht ndërkombëtarët dhe kanë marrë edhe autorësinë…
Lulzim Basha:
Propozime, jo kushte! Dëshirojnë të dialogojnë?! Që nesër, që sot, formatin le ta zgjedhin vetë.

Si dot ë zgjidhet më konkrete? Keni një interlokutor që ju të uleni së bashku?
Lulzim Basha:
Edhe sot kam bërë përpjekje me faktorin ndërkombëtarë, edhe në këto momente, faktori ndërkombëtarë po bën përpjekje për dialog mes palëve për pjesën ku Venecia thotë për dialog politik dhe vendimmarrjen politike, uroj dhe shpresoj që të ketë sukses. Shpreh bindjen dhe gatishmërinë time dhe të PD për dialog, formatin le ta zgjedhë kundërshtari. Ne kemi një format, që është Komisioni. Ka edhe formate të tjera. Çfarëdo formati që të zgjedhë kundërshtari politik, të çfarëdo niveli, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha janë gati t’i përgjigjen.

Edi Rama ka deklaruar dje që është gati të ulet me ju?
Lulzim Basha:
Kjo ulet nuk ulet, po bëhet obsesion. Substanca ka rëndësi. Për çfarë do të ulemi ne? Për substancën. E vetmja gjë që kërkojmë nga ky dialog është që të jetë produktiv dhe të mos jetë farsë sa për t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Të jetë një dialog nga i cili dalim me rakordimin politik që kërkon Venecia dhe me vendimmarrjen dhe ç’është më e rëndësishmja dhe më urgjentja për të dhënë sinjalin e parë që zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe të ndershme dhe për këtë kemi kërkuar votimin elektronik dhe biometrik.

U habita shumë kur përdorët termin hipokrizi për ambasadorët, për përfaqësues të BE që ju kanë përmendur gjithmonë kohën për reformën në drejtësi. Ju keni qenë ministër i Jashtëm, keni anëtarësuar vendin në NATO, keni qenë aktiv, protagonist në procesin e integrimit, a është e lejueshme kjo gjë për ju?
Lulzim Basha:
Nuk duhet të keqinterpretosh atë që kam thënë. Kam thënë që është hipokrizi t’u thuash shqiptarëve që do të futen në BE, apo do të nisin bisedimet me BE, para se të garantohen zbatimi i ligjeve të vendit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, para se të zbatohet ligji i dekriminalizimit, para se të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo vetëm të miratohet, por të nisë zbatimi i reformës në drejtësi. T’u thuash shqiptarëve që miratimi i një pakete ligjesh do të hapë bisedimet me BE, këtë unë e quaj hipokrizi.

Miratimin dhe zbatimin thonë ata, jo vetëm miratimin, pra nisjen e reformës në drejtësi. Kaq thonë ata.
Lulzim Basha:
Ata e kanë thënë në rezolutë, rezolutën e PE; zgjedhjet e ardhshme janë një test për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

A duhet ta kishit thënë këtë që në fillim, mos ishim përgatitur që ne do të pranojmë çdo variant që do të propozojë Venecia. Keni pranuar variantin e Venecias, keni bërë një draft të ri dhe tani keni shtuar një kusht të ri, që janë zgjedhjet?
Lulzim Basha:
Nuk është e vërtetë. E para ne kemi kontribuar me propozimet tona që të sjellim reformën në standard. Reforma nuk nisi me standard. PD ka ndihmuar në sjelljen e reformës në standard. Kanë mbetur çështje që Venecia i konsideron të vendimmarrjes politike. Ka një qëndrim politik. Venecia ka thënë që për arkitekturën dhe vendimmarrjen, kjo është çështje që duhet ta zgjidhni ju. Ekspertë ndërkombëtarë kanë thënë që këto komponentë duhet t’i vendosin palët politike. Në vend që të uleshin dhe të propozonin, kanë bërë syrin qorr, kanë bërë murin përballë propozimeve tona.

Ju thoni që cilësia është më e rëndësishme sesa koha dhe kohë për të hapur negociatat nuk ka më, do të përmbyllet gjithçka brenda qershorit?
Lulzim Basha:
Nuk kanë për t’u hapur negociatat e Shqipërisë me BE pa u garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa u bindur BE që Shqipëria jo vetëm miraton, por edhe zbaton ligjin dhe pa luftuar krimin dhe korrupsionin. Çdokush që pretendon të kundërtën, po u jep shqiptarëve karamele të skaduara. Cila mendje tinëzare mund t’u thotë shqiptarëve që zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë prioriteti numër 1? Nuk ka shqiptarë që të mos jetë dakord me atë që po u parashtrojmë kundërshtarëve politikë, që të nisim me votimin elektronik për të nxjerrë pa punë një tufë horrash që merren në punë për të vrarë votën dhe zgjedhjet e shqiptarëve. Kjo është një kërkesë nga e cila as PD dhe as unë nuk mund të lëvizim.

Ju ka shkuar ndonjëherë në mend të mos hyni në zgjedhje nëse nuk plotësohen këto kërkesa që ju keni?
Lulzim Basha:
Më ka shkuar në mend dhe po më shkon në mend që të mobilizoj të gjithë shqiptarët dhe t’u ofrojmë zgjidhje përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.  Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë imperativi numër 1 i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe këtu është përqendruar e gjithë forca dhe energjia e Partisë Demokratike dhe e imja personalisht. /topchannel/
lulzim basha - elona meco

Previous Post

Rama: Jam krenar, por jo i kënaqur me koalicionin

Next Post

FOTO SKANDAL/ Gjobë 80 mijë lekë fshatarit, nuk kishte leje për të shitur lopën

admin

admin

Next Post
FOTO SKANDAL/ Gjobë 80 mijë lekë fshatarit, nuk kishte leje për të shitur lopën

FOTO SKANDAL/ Gjobë 80 mijë lekë fshatarit, nuk kishte leje për të shitur lopën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.