Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën ka ekstraduar drejt Shqipërisë një të kërkuar për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Bëhet fjalë për Gerald Fishtën, 27 vjeçarin e lindur në Peshkopi. Ai u ekstradua pasi Gjykata e Tiranës e kishte dënuar në vitin 2011 me 3 vjet e gjashtë muaj burg.











