Dizenjuesit e “Transit Elevated Bus” në Kinë, kanë publikuar një model të fundit të autobusit. Ky autobus do të përshkojë rrugën sipër makinave të tjera.
Mjeti i ri do të ketë kapacitetin për të mbajtur 1.200 pasagjerë. Inxhinierët thonë se pasagjerët do të ulen shumë më lart rrugës, ndërsa automjetet e tjera do të kalojnë poshtë hapësirës së mjetit.











