Videoklipi i “This One’s For You”, këngës që do të hape kampionatin evropian të futbollit “Francë 2016” nis me kombëtaren tonë. Ditë më parë është publikuar kënga dhe videoklipi i këngës zyrtare për kampionatin evropian “Euro 2016”.
Ajo që dallohet në videoklipin e këngës “This One’s For You”, e kenduar nga David Guetta ne bashkëpunim me Zara Larsson është se spoti hapet me djemtë e kombëtares shqiptare dhe flamurin shqiptar.












