Foto Ilustruese
Rreth 12 kg lëndë narkotike cannabis sattiva janë sekuestruar në Tropojë.
Në bazë të operacionit të koduar “Degaj 1” në aksin rrugorë Sopot – Qafë-Morinë, në vendin e quajtur “Ura e Sopotit”, polica ka sekuestruar 1 thes (plastik) i mbështjellë me natriban, ku brenda tij kishte lëndën narkotike.
Mësohet se autori si pasojë e errësirës, ka mundur të largohet, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.











