Gjykata Administrative, ka rrëzuar kërkesat e Bashkisë së Tiranës, për të administruar në dosjen në gjykim, provat e dëmeve që protestuesit e opozitës i kanë kryer më 8 dhjetor 2015.
Pas kundërshtimit të juristëve të Partisë Demokratike, gjykata ka rrëzuar kërkesat e bashkisë, pasi të gjitha provat ishin pa vulë, të marra jashtë çdo procedur ligjore apo edhe pa identifikuar burimin e këtyre provave, si shkresore apo edhe pamjeve filmike e fotografive të ndryshme. Pas rrëzimit të këtyre provave, Gjykata ndëpreu seancën për të vazhduar me pretendimet përfundimtare pas dy javëve.
Gjykata, po shqyrton ankimin e partisë demokratike të gjobës që Bashkia e Tiranës i ka vendosur asaj për dëmet e shkaktuara gjatë protestës së opozitës më 8 dhjetor 2015.











