Një grua në Amerikë, kritikohej vazhdimisht nga bashkëshorti i saj për aftësitë e saj në parkim.
Por thonë që “fati është i pa parashikueshëm”.
Kështu një ditë Sherry Jones nga Washington DC, postoi në Facebook një foto spektakolare.
Këtë foto ajo e postoi me shënimin “Dhe ankohet për parkimet e MIA”.
Bashkëshorti i saj Clifton Jones, ndërsa po përpiqej të dilte nga parkimi, u fundos me makinë në një gropë disa metra të thellë. Ai arriti të hiqte me nxitim rripin e tij të sigurimit dhe të hidhej nga dritarja.
“Duket e pamundur që makina të këtë rënë në një gropë të tillë, por ja që ka ndodhur”, shkruan gruaja.
Arsyeja sipas policisë është që mbulesa metalike e gropës, ishte lëvizur pa dashje dhe nuk kishte pasur një sinjalistikë që lajmëronte drejtuesin e mjetit. Fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim fizik.












