Një person i cili ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës, është arrestuar në flagrancë në Pogradec.
Burimet zyrtare të policisë vendore saktësuan se nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Bledar Hoxhallari, 27 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, dje ky shtetas në lagjen nr. 3 në qytetin e Pogradecit, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur e kundërshtuar me dhunë, gjatë kryerjes së detyrës, punonjësit e patrullës së përgjithshme, shtetasin me iniciale A. F.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.












