Në Gjykatën e Lartë është shtyrë seanca për deputetin Armando Prenga dhe shkak është bërë mungesa e 5 efektivëve të policisë së Tiranës, të cilët ishin thirrur nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarëve.
Avokati i Prengës, Baftjar Rusi tha se po zvarritet procesi.
“Është e patolerueshme mungesa e punonjësve të institucionit shtetërore. Po zvarritet procesi gjyqësor”, ka thënë avokati.
Seanca e radhës për deputetin Prenga është caktuar për në datën 2 qershor.












