Pas më se një jave në kërkim policor arrestohet shqiptari 27-vjeçar, i arratisur nga Spitali Psikiatrik i Frozinones në Itali. Ai ishte shtruar në spital, pasi tentoi të digjte nënën e vet me benzinë.
Mediat italiane raportojnë se ai u kap teksa ishte duke shëtitur i qetë në qendër të Formias. Kanë qenë disa karabinierë që e pikasën, e njohën e pastaj e ndaluan.
Shqiptari, G. E., u shoqërua fillimisht në polici e pastaj u dërgua prapë në spitalin nga ishte arratisur.
Shqiptari rezultonte i arratisur që nga 15 maji, ditë që policia italiane e shpalli person në kërkim.












