• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Sislej Xhafa: Arti nuk mund të diktohet nga kryeministria

admin by admin
23 May, 2016
in Kulture
0
INTERVISTA/ Sislej Xhafa: Arti nuk mund të diktohet nga kryeministria
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tingujt e orkestrës simfonike “d’Archi”, do të interpretojnë performancën “Again and again” të artistit shqiptar Sislej Xhafa, në hollin kryesor të Muzeut të Artit Bashkëkohor Maxxi në Romë të enjten më 2 qershor, duke i ftuar të pranishmit në një udhëtim në 20 vjet krijimtari të një prej emrave më të njohur të artit bashkëkohor. “Benvenuto” (Mirë se vjen) quhet ekspozita e cila i referohet titullit të një instalacioni të njohur të Xhafës, i cili në vitin 2000 do ta shkruante fjalën “Mirë se vini” në kodrat e qytetit italian Siena.
Nën kurimin e Hou Hanru dhe Luigia Lonardelli, veprat e përzgjedhura në këtë hapësirë mbartin ironinë dhe kompleksitetin dhe kontradiktat e një artisti gjithnjë në hulumtim të realitetit. “Realiteti është më i fortë se arti. Si artist nuk dua të tregoj realitetin, por ta hulumtoj atë”, thotë Xhafa. Ekspozita përbëhet nga 30 vepra që përfshijnë karrierën e Xhafës nga viti 1990 e deri më sot, duke futur dhe disa vepra të reja që artisti i ka realizuar posaçërisht për këtë prezantim.
Kuratorët janë treguar të kujdesshëm që përmes veprave të zgjedhura të tregojnë identitetin artistik të një artisti që shpesh ka përdorur një gjuhë të ashpër dhe ndaj politikës me veprat e tij. I lindur në Pejë në vitin 1970, Sislej ishte vetëm 20 vjeç kur u largua nga vendi i tij, fillimisht drejt Londrës më pas në Itali, ku studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence. 15 vitet e fundit, ai jeton në Nju Jork, një vend që thotë se e zgjodhi pikërisht për “kontradiktën dhe kundërshtitë” që mbart. Veprat e tij janë ekspozuar në galeri e muze të njohura të artit si Kanazawa, Toronto, Stamboll, Frankfurt, Romë, Tokio, Londër, Amsterdam, Barcelonë, Paris apo Nju Jork. Xhafa ka qenë pjesëmarrës në Bienalen e Venecias në vitet 1997, 1999, 2005, 2013, Bienalen e Stambollit (2001), Bienalen e Gwanju (2002) dhe Bienalen e Havanës (2009). Ai është fitues i çmimit Querini Stampalia – Furla në vitin 2000. Pas një rrugëtimi të gjatë artistik, ai rikthehet në Itali për një refleksion të brendshëm artistik të 20 viteve karrierë, në vendin që grishi më shumë qasjen e tij drejt artit. “Puna e Sislej Xhafës ofron mundësi për të reflektuar në çështjet që po bëhen dramatike çdo herë e më shumë, siç është bashkekzistenca paqësore e kulturave dhe e religjioneve, mbijetesa e modelit mbijetues perëndimor dhe ridefinimi i konceptit të emigrantit në shoqërinë globale”, shkruhet në faqen zyrtare të “Maxxi – National Museum of XXI Century Arts”, i cili është instituti i parë kombëtar italian që i dedikohet kreativitetit bashkëkohor. Ndërtesa e “Maxxi” është punë madhështore arkitektonike e dizajnuar nga Zaha Hadid, e cila gjendet në Romë dhe e krijuar në formë inovative dhe spektakolare. Në këtë ndërtesë ndër vite kanë ekspozuar artistë të ndryshëm botërorë. Në mesin e tyre është edhe Xhafa, i cili këtë herë rikthehet me ekspozitën retrospektivë, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 2 tetor të këtij viti. Vitin e kaluar në “Maxxi”, Xhafa u prezantua me ekspozitën “Barka”, përmes së cilës goditi hipokrizinë ndaj emigrantëve.

Në vitin 2000 ju shkruat fjalën “Benvenuto” në kodrat e qytetit italian Siena… Çfarë kërkonit të provokonit përmes një shprehje mirëseardhjeje?
Me veprat e mia unë nuk provokoj. Provokim është indiferenca, heshtja, dhuna, padrejtësia sociale, papunësia, paaftësia politike dhe mungesa e vizionit, mediokriteti, korrupsioni, emigrimi, e shumë paaftësi në fushat e tjera e të rëndësishme. Këto janë provokime reale dhe janë fakte. Arti im është i ëmbël dhe unë jam i pafajshëm.

Në fakt, a e ndiet këtë shprehje kur trokitët më shumë se 20 vjet më parë fillimisht për studime, e më pas si një krijues në rritje përballë artit italian dhe asaj çfarë jetuat aty?
Kjo është si me qenë në klasën e parë fillore. Nuk ekziston fundi ose fillimi, por është sensibiliteti dhe angazhimi si individ në rrjedhat e “stuhive” politike dhe ekonomike në botë.

Futja në kulturën e tjetrit dhe të mësuarit me të jetuarin në realitete të tjera ndodhi pikërisht këtu (Itali)?
Nuk ekziston një drejtim i të mësuarit ose të ndërrimit të përvojave ajo është gjithmonë dy drejtime.

Nga arti i Pasolinit, te Willy Verginer, çfarë gjen në veprat tuaja?
Dashuria është Utopi. Dashuria nuk përmban as kohë e as hapësirë.

Pasolini mendonte se revolucioni ishte një sentiment….?
Emocioni si akt është një sentiment por “revolucioni” si terminologji është vetëm një fjalë. Revolucion mundet të jetë edhe një vajzë duke pirë një gotë lëng portokalli ose një djalë i ri duke fjetur ose një mashkull i bukur, duke ecur me një qen të vogël. Kujtesa dhe transformimi i saj në një akt magjik është përvoja që reflekton dhe shpik kohën e vet.

Ekspozita është një lloj refleksioni në 20 vitet e karrierës suaj si artist, teksa kthehesh pas dy dekada më parë, si e shihni këtë rrugëtim?
Në mes të baltës dhe baltës.

Çfarë ka ndryshuar në interesat tuaja ndaj artit këto vite… ka ndryshuar qasja apo mënyra sesi e keni përdorur atë?
Nuk jam i vetëdijshëm për atë çfarë bëj.

Diku i referoheni artistit japonez Kinji Akagawa për ndikimin që ka pasur te ju, por artistë të tjerë …cilët kanë ndikuar te ju?
Nëna ime.

Shumë ekspozita të artit bashkëkohor tregojnë gjithnjë e më tepër qasjen që ka ky art ndaj problemeve globale të shoqërisë dhe ikjen çdo ditë e më shumë nga sentimenti… A duhet të jetë arti antitezë e sentimentit…?
Kultura është statike dhe ajo krijon sentimente dhe romanticizëm. Arti bashkëkohor nuk ka lidhje me “kulturën” romantike. Arti bashkëkohor dhe akti i saj është irracional dhe vetëm ajo krijon tendenca të reja.

A e dëgjoni muzikën e veprave tuaja?
Dëgjoj ecjen e breshkës si muzikë.

Janë disa vepra tuajat ku ju ironizoni politikën, qoftë dhe personazhe realë të saj, siç është rasti i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi. Sa i fuqishëm mund të jetë mediumi artistik ndaj politikës?
Unë jam i pafajshëm.

Cila është vuajtja më e madhe në veprat tuaja?
Kur vajza e vogël kërkon qumësht në orën 6:00 të mëngjesit. Aty përfundon filozofia ime.

Si orientohet arti juaj mes realiteteve lëvizës që jetoni, udhëtimeve nga një kontinent në tjetrin?
Art si rezistencë.

Debatet politike dhe ajo çfarë ndodh sot në një Kosovë të trazuar, çfarë zgjojnë te ju?
Dëshiroj që Kosova të mos shndërrohet në një qun i lazdrum.

A është arti një zgjedhje që mund ta ndihmojë politikën?
Jo. Politikanët mund vetëm të stimulohen prej vizionit të artistëve të lirë dhe të pavarur.

P.sh., si do ta komentonit faktin që një vepër e Philipe Parrenos u vendos në hapësirën e Kryeministrisë në Tiranë?
Është dështim total dhe pasojë e frustrimit individual dhe mediokritetit. Është abuzim i fuqisë politike. Paramendoni në Palazzo Chigi në Romë kryeministrin të bëjë filma dhe të promovojë filmat e tij!!! Ose kryeministri francez të jetë shkrimtar!!! Artistët e atij vendi do të ishin rebeluar deri në atë masë që kryeministrin e kishin detyruar të ndërrojë profesionin ose të japë dorëheqje!!! Kjo formë e aktit nuk ka lidhje asgjë me demokracinë, por është diktaturë me një formë të re perverse. Artistët e Shqipërisë meritojnë respekt nga autoritetet dhe përkrahje. Kur papunësia dhe korrupsioni është prezent dhe real çdo iniciativë tjetër që vjen prej një klase politike në fuqi nuk është asgjë tjetër pos akt i dështimit dhe “prostitucionit kulturor”. Politikanët nuk munden ta zgjedhin problemin “estetik” në emër që Shqipëria po ndryshon!! Po jap një shembull: nesër “në mëngjes kryeministri zgjohet dhe tregon se si shqiptarët prej së nesërmes duhet të hanë bukë katrore. Kjo është e vetmja formë që garanton progresin”. Ai krijon ligj dhe me emër të estetikës “buka katrore” hyn në ligj.

A mund të jetë estetika një imponim?
Në Shqipëri, duke e ditur rolin e kryeministrit dhe “dashurinë” që ka për artin, nuk kam asnjë dyshim që është total i imponuar. Jo vetëm imponim që është një rrezik i madh por edhe një prezantim tepër i varfër dhe sipërfaqësor. Kuratorët e pavarur me ide të shkëlqyeshme në qytetin e Tiranës dhe jashtë saj nuk përkrahen nga institucionet aktuale, injorohen por në Kryeministri ndodhin “mrekulli”!!! Pushteti aktual duhet të zgjedhë problemet e papunësisë, korrupsionit, t’i pastrojë lumenjtë etj. Por duhet të qëndrojnë larg artit.

Çfarë raporti duhet të kenë midis estetikës dhe politikës?
Politika duhet të qëndrojë larg ndaj çfarëdo angazhimi estetik dhe në çdo fushë. Arti është roli i artistëve të pavarur, e jo i politikanëve që e përdorin artin për promovimin në mënyrë indirekte dhe direkte ambiciet për të qenë “Artist”, ku në demokracinë e sotme është e papranueshme.

Si do ta karakterizonit epokën në të cilën po jetojmë në art?
Trauma e post-inteligjencës.

Çfarë tabloje do të donit të zgjidhnit nëse do të bënit një vizitë në Galerinë Kombëtare të Kosovës?
S’kam komente.

Po në pavijonin e soc-realizmit në Galerinë e Arteve, cilin do të merrnit?
Fantazmat e gjalla.

Me cilën artiste do të donit të pinit një kafe të gjatë në Romë?
Me Çiçolinën.

Lexoni?
Shumë pak

Cili është një personazh libri që ju frymëzon?
Peter Sloterdijk, Bubbles Spheres I.

20 vjet krijimtari, si mendoni se do të jetë 20 vjet më pas?
Ndoshta mes çiftelisë dhe Benz-it. /Gazeta “Shqip”/

sislej-xhafa-1
Një nga veprat Sislej Xhafa

Previous Post

Katastrofë ekologjike, plazhi i Zvërnecit ndotet me bitum

Next Post

SKANDAL/ Drejtori i bashkisë së Lushnjës do 1 mln lekë dhe perde të reja të ekzekutojë vendimin e gjykatës!

admin

admin

Next Post
SKANDAL/ Drejtori i bashkisë së Lushnjës do 1 mln lekë dhe perde të reja të ekzekutojë vendimin e gjykatës!

SKANDAL/ Drejtori i bashkisë së Lushnjës do 1 mln lekë dhe perde të reja të ekzekutojë vendimin e gjykatës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.