Hotel “Rogner” në Tiranë, është duke ndryshuar ngjyrën e fasadës, nga e verdhë në të bardhë ngjyrë krem.
Ndryshimi i ngjyrës vjen edhe pas një shtese nga ana e Pallatit të Kongreseve që po bën ky hotel.
Ky ndryshim vjen në një kohë kur debati për dekriminalizimin e politikës ka hyrë në konturet e ligjit. Duket ky hotel, “bazë” e qëndrimit të zyrtarëve të lartë shtetërorë, “i ndërgjegjshëm” se (ndoshta) të inkriminuari e politikës që kanë “bujtur” aty, e kanë “inkriminuar” edhe atë si hotel, ka zgjedhur, jo të ndërrojë emrin, por të ndërrojë ngjyrën…












