Në autostradën Tiranë-Durrës kanë ndodhur dy aksidenti të njëpasnjëshme pasditen e sotme. Mësohet se në aksidentin e parën janë përfshirë 3 automjete, ku janë përplasur me njëra tjetrën. Ndërsa në aksidentin e dytë, raportohet se është përfshirë edhe një automjet dasme. Si rrjedhojë e përplasjes së automjeteve, nga mbikalimi i aeroportit të Rinasit e deri në Tiranë, autostrada është krejtësisht e bllokuar. Ndërkohë, nga aksidentet nuk raportohet për të lënduar.












