Një vajzë 15-vjeçe ka rënë pre e një përdhunimi në fshatin Xeng të Divjakës. E mitura kishte vendosur të takonte për herë të parë një person me të cilin fliste prej kohësh në “Facebook”.
Vajza ka shkuar ta takojë 31-vjeçarin pasi ka mbaruar orën e gjashtë të mësimit në shkollën “Miti Zoi Zaka”. Personi me inicialet Sh. P., e ka përdhunuar vajzën dhe kjo e fundit kishte pësuar një tronditje të madhe psikologjike. Gjendja e vajzës ishte e rënduar dhe kohët e fundit e kishte humbur përqendrimin në mësime, madje një ditë i kishin rënë të fikët në klasë. Kjo ka qenë dhe arsyeja që ka çuar në zbulimin e plotë të ngjarjes.











