• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bandat dhe oligarkët zhdukën nga financat e shtetit 2.2 miliardë euro në dy vjet

admin by admin
21 May, 2016
in Politika
0
Bandat dhe oligarkët zhdukën nga financat e shtetit 2.2 miliardë euro në dy vjet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me banorë të Pogradecit. Sipas kryedemokratit, ndonëse një nga qytetet më të bukura turistike, Pogradeci ashtu si i gjithë vendi vuan pasojat e keqqeverisjes e së fundmi edhe të diskriminimit. Papunësi e madhe, rënie e fuqisë blerëse, varfëri, mashtrimi që mazhoranca u bëri për t’iu marrë votat tre vite më parë dhe shkatërrimi i pronave me leje, pa dhënë asnjë dëmshpërblim ishin disa nga shqetësimet që banoret e Pogradecit i shprehën zotit Basha.

Tregtar: Unë jam një biznes i shkatërruar. Që më datën 6 janar të vitit 2015 akoma nuk më është dhënë vendimi i prishjes së objektit, vazhdoj me gjyqet. Nga një biznes që kisha 10 punëtorë unë sot jam i mbaruar, dal e lypi bukë.
Basha: Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet ti merrje ti. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet të shkojnë për ilaçet nëpër spitale, pajisjet nëpër spitale. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë e pensioneve e të ndihmës ekonomike. Ka një shtet brenda shtetit dhe ky është Koço Kokëdhima, është Klement Balilaj, është Emiliano Shullazi, është Saimir Tahiri, është Edi Rama, është Arben Ahmetaj. Ka një shtet brenda shtetit, po nuk shkatërruam këtë shtet brenda shtetit kjo mynxyrë do të vazhdoj.
Ish-minator: Na ka premtuar se do të na japë statusin e minatorit. Jo status nuk po na jep por edhe po na mashtron me një pension qesharak.
Basha: Po si mund të rritet ekonomia kur gjithë paratë që mblidhen nga taksat shkojnë për luks qeveritar?! 90 milionë euro i kanë bërë orendi për zyra, për zyrat e Shukriut e të shukrive. Paratë do të kthehen në investime dhe jo investime luksi, investime që do të hapin vende pune.

Tregtarët ankohen për gjobat e mëdha që u vihen nga tatimorët. Vijnë deri në 6 herë në ditë për kontroll, kur s’marrin ryshfet vënë gjoba, tha një tregtar.
Për biznesin e vogël heqja e taksës është zëvendësuar me gjoba sa 3-fishi i taksave që paguanin.

Prodhues buke: Të puthin duart gratë e shkreta se duan bukë të ftohta, të ndenjura pa lekë. Kam pesë punëtorë, vetë jam gjashtë, i siguruar me taksa me tatime. Po erdh Hetimi Tatimor do qëndroj këtu, ose do të bëhesh gati të paguash, ose ka gjobë 500 mijë. Ky është shteti i gjobave, gjobëvënës.
Në dyqanin e mishit, Basha: Sa kile mish shet në ditë?
Kasapi: Po 5, 6 kile.
Basha: Sa ke shitur vjet?
Kasap: Po gati 30, 40 kile.
Basha: 5 herë më pak se vjet.
Kasap: Po s’kanë lekë njerëzit.
Basha: Nxori njerëzit papunë, riktheu bandat jo vetëm në Shqipëri por edhe në qeveri. Morën 180 milionë euro oligarkët dhe bandat. 2.2 miliardë në dy vjet janë zhdukur nga financat e shtetit. Këto janë paratë që iu mungojnë kasapëve.
Tregtar: Vetëm në një ditë gjashtë herë vijnë të tatimeve.
Basha: Po çfarë duan që vijnë gjashtë herë këtu?
Tregtar: Thjesht ka hequr taksën e biznesit të vogël dhe atë do ta zëvendësojnë me gjobë.
Tregtar: Pse erdhi nusja e më solli një çikë bukë mua këtu, 500 mijë lekë direkt gjobë, pa një vendim.
Basha: Taksat do t’i ulim, gjobat abuzive do t’i anulojmë.
Tregtar: Taksat i paguajmë por gjobat na mbytën.
Basha: Absolutisht, taksat i merr banda dhe banda ble 60 mijë euro syze, bën saraje 5 milionë euro.
Tregtare: S’kemi bërë sefte akoma, s’ka leka.
Pronar mobilierie: Nga janari deri tani muaji i parë që ja po themi që ingranohemi si duhet.
Basha: Sa punonjës ke?
Pronar mobilierie: Unë kam shtatë. Kam pasur shumë po mundësia s’është më.
Basha: Sa ke pasur?
Pronar mobilierie: Deri në 15.
Tregtar: S’ka punë nuk ecën asgjë, as xhiro. Prandaj shikoni tani të hapni punë.

Rritja e çmimit të energjisë, ulja e pagesës së ndihmës ekonomike dhe lënia pa asnjë kujdes social e më të pamundurve ndihet në shumë familje në Pogradec. Dy prej tyre u vizituan nga Basha. Shtatë anëtarë të një familje detyroheshin të jetonin në një dhome, nuk kishin të ardhura dhe s’paguanin dot faturën e energjisë elektrike. Kishin investuar në bimët medicinale të cilat për shkak të rënies ekonomikë nuk gjenin dot treg. Në këto kushte shtatë pjesëtarët e familjes ishin në kufijtë e mbijetesës.

Familjar: Tani unë nuk kam çfarë them.  Në këtë dhomë jetojnë shtatë veta zotëri, pesë fëmijë, burrë e grua.
Basha: Të gjithë këtu jetoni?
Familjar: Po, po.
Basha: Fëmijët këtu flenë?
Familjar: Këtu përdhe po, po.
Familjar: Do ta hap frigoriferin të shohësh çfarë hanë fëmijët. E kam menduar të mbytem në gjol po këta ku ti lë. Skam asnjë mundësi më…….

Kryetari i Partisë Demokratike premtoi dhe ndërtimin e unazës se qytetit. Projekti është gati dhe kostoja përllogaritet 9 milion euro e barabartë me paratë që merr me konçesionin korruptiv Vilma Nushi në 9 muaj, tha Basha.

Previous Post

DETAJE & EMRA/ Durrës, ja si ndodhi aksident me 2 të vdekur e 4 të plagosur

Next Post

FOTO & EMRA/ “Moglica” shkatërron bandën korçaro-tiranse të trafikimit, zbulohen armë, municione dhe eksploziv

admin

admin

Next Post
FOTO & EMRA/ “Moglica” shkatërron bandën korçaro-tiranse të trafikimit, zbulohen armë, municione dhe eksploziv

FOTO & EMRA/ “Moglica” shkatërron bandën korçaro-tiranse të trafikimit, zbulohen armë, municione dhe eksploziv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.