Disa qindra qytetarë protestuan sot përpara Kryeministrisë kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Vjosa dhe lumin Valbonë.
Duke mbajtur në duar pankarta ata i bënin thirrje kryeministrit Rama të ndalonte ndërtimin e Hidrocentralit të Pocemit në Vjosë si dhe të pezullonte punimet në Valbonë.
Sipas protestuesve ndërtimi i heceve në Vjosë do të shkatërronte ekosistemin e kësaj zone ndërsa ato në Valbonë dëmtojnë turizmin në luginë.













