• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RREFIM I PAZAKONTE/ Unë isha 15 vjeç, ai 30; Ja imazhet që kalonin para fytyrës sime …

admin by admin
19 May, 2016
in Global Image
0
RREFIM I PAZAKONTE/ Unë isha 15 vjeç, ai 30; Ja imazhet që kalonin para fytyrës sime …
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Familja jonë ka qenë e varfër dhe me shumë fëmijë. Jetonim në fshat dhe babai mezi na mbante me punën e tij. Për këtë arsye, ne vajzave na martoi të gjithave shpejt. Mua më takoi të fejohesha me një djalë në qytet, i mirë dhe i urtë, por shumë vjet më i madh se unë në moshë. Kam qenë gjithnjë e ndrojtur dhe nuk guxoja t’ia ktheja fjalën tim eti, i cili vendosi për mua, megjithatë, nuk i mbaj inat, sepse kështu fejoheshin të gjitha asokohe dhe unë as që e mendoja të fejohesha vetë.

Aty në fshat më pëlqente një djalë. E ndjeja vështrimin e tij kur kaloja në rrugë, por nuk guxoja të ngrija sytë sepse ky konsiderohej turp i madh. Megjithatë, do të doja që ai të më hidhte ndonjë fjalë, megjithëse unë nuk dilja kurrë vetëm, por gjithnjë e shoqëruar. Prisja se mos bëhej i gjallë dhe vinte në familje, por ai nuk guxoi kurrë. Im atë më fejoi dhe historia ime e dashurisë, nëse mund të quhet kështu, mbaroi këtu…

Siç thashë, u fejova me një djalë në qytet. Unë isha vetëm 15 vjeçe, kurse ai, 30. Më trajtonte mirë, përpiqej të më mësonte shumë gjëra, sepse unë në fillim kisha turp edhe të ecja përkrah tij. Isha e kënaqur që më kishte rënë një burrë i mirë, sepse kisha dëgjuar se si vuanin e duronin gratë e shkreta. E dija që edhe po të ishte i keq, do të më duhej të përshtatesha, të duroja, sepse ndarja as që mendohej asokohe. Ai më mësoi shumë gjëra, si të vishesha, si të sillesha, sepse ndryshe ishte fshati dhe ndryshe qyteti. Unë fillova të ndryshoja pak nga pak, si ajo lulja që çel kur e ujisin dhe e plehërojnë. Në fillim isha e ndrojtur, por pastaj fillova të afrohesha gjithnjë e më shumë me të fejuarin tim, të cilin kisha filluar ta doja. Por s’ishte e thënë që jeta ime të shkonte kaq vaj… Ne dilnim shpesh me njëri-tjetrin dhe shkonim edhe nga liqeni. Atje putheshim e përqafoheshim si dy të fejuar normalë. Atje s’na shihte njeri dhe mund të ishim të lirshëm në intimitetin tonë. Në atë kohë, filloi të qarkullonte fjala se te liqeni shkonin djem që i kapnin vajzat me zor, por unë ndihesha e qetë, sepse kisha në krah të fejuarin dhe mendoja se gjëra të tilla u ndodhnin vetëm vajzave që shkonin vetëm… gjersa një ditë ndodhi diçka që i ndryshoi jetët tona përgjithmonë.

Kishim caktuar ditën e dasmës dhe njëkohësisht, bënim përpjekjet e zakonshme për të organizuar festën. Më shumë përpiqeshin të tjerët, sepse ne vazhdonim moskokëçarjen tonë prej çifti të ri dhe vazhdonim të shkonin te liqeni, ku kalonim momente të bukura. Një ditë unë isha veshur shumë bukur. Kisha veshur një fund dhe një bluzë që m’i kishte dhuruar ai për fejesë. Jo për t’u lavdëruar, por trupin e kisha të bukur dhe bija në sy kur vishesha mirë.

U drejtuam pra nga liqeni duke parë njëri-tjetrin në sy dhe pa e çarë kokën për të tjerët përreth. U futëm thellë mes pemëve, atje ku nuk kishte kaluar njeri, sepse në tokë nuk kishte gjurmë njeriu. Ishte një ditë e bukur shtatori, që për mua u bë dita më e keqe e jetës sime. Për fat të keq, disa djem na kishin ndjekur nga pas me qëllim të keq dhe e kishin parë ku ishim futur ne.

Nuk e di nëse na njihnin ose na kishin ndjekur më parë, sepse nuk ua kisha vënë kurrë veshin këtyre gjërave, por me sa mora vesh më vonë, ishte një grup djemsh që bridhnin nga liqeni me qëllime të këqija. Ndërkohë që unë dhe i fejuari im po putheshin, ata u afruan si garipa, mbërthyen të fejuarin tim nga krahët, pa e lënë të bënte as lëvizjen më të vogël, ndërsa mua, që fillova të ulërija me të madhe, më zunë gojën, në fillim me dorë, pastaj më rrasën një shami të bërë shuk, që njëri prej tyre e nxori nga xhepat. Kështu, s’pata as mundësinë më të vogël për të kundërshtuar. Sado që i fejuari im u bërtiste i egërsuar dhe u thoshte se nuk ishte burërore të merreshin me një grua, ata bënë punën e tyre, të gjithë me radhë, njëri pas tjetrit.

Dhimbja fizike nuk ishte asgjë para turpit që ndjeja kur shihja të fejuarin tim para meje me sytë e mbyllura, të shtrënguara fort nga dhimbja, ndërkohë që unë kisha mbetur si e goditur nga një rrufe. Më dukej sikur nuk isha aty, sikur nuk ishte trupi im ai që po dhunohej, po i një tjetre dhe imazhet kalonin para fytyrës sime si në një ekran televizori. Isha bërë si dru dhe nuk ndjeja më asgjë.

 Doja vetëm që toka të hapej atë çast dhe të më gëlltiste brenda. Kurrë nuk kisha ndjerë një dhimbje të tillë më parë dhe nuk ma kishte marrë mendja se jeta do të më godiste kaq keq. Nuk kishte gjë më të keqe që mund t’i ndodhte një vajze. Ata u larguan dhe na lanë ashtu, ndërsa unë, pak nga pak, u ngrita dhe si robot fillova të vishesha. Megjithëse më dridheshin duart, arrita të zgjidhja edhe të fejuarin tim, por nuk kisha guximin ta shihja në sy. Ndihesha shumë fajtore për atë që më ndodhi, por po ashtu ndihej edhe ai.

E dija se ia hidhte fajin vetes që nuk ishte treguar aq burrë sa të më mbronte, se kishte përgjegjësi për mua. Më mirë ta kishin vrarë sesa t’i bënin një gjë të tillë. Fajësonte veten që nuk i ishte ndodhur një armë ose një thikë, që të paktën të godiste njërin prej tyre. Nga ana tjetër, unë do të doja më mirë të kisha vdekur sesa të jetoja me këtë turp. U ktheva në shtëpi me zemër të thyer dhe fytyrë të prishur. Ime më më pyeti në më kishte ndodhur gjë, por unë kisha vendosur që të fshehtën time t’ia tregoja vetëm varrit. Për më tepër, gjithë muajin qëndrova me frikë në zemër se mos kisha mbetur shtatzënë, por për fat të mirë, kjo nuk ndodhi. I fejuari im nuk vinte për të dalë me mua. Edhe po të vinte, unë s’kisha as sy, as faqe t’i dilja përpara. Prindërit e mi pyesnin pse nuk vinte të më takonte, por unë e justifikoja duke i thosha se ishte shumë i zënë…

 Pastaj, kishte edhe përgatitjet e dasmës, të cilën dikur e kisha menduar si ditën më të bukur të jetës sime, ndërsa tani nuk e dija as në do të bëhej apo jo.
Më në fund dita erdhi dhe të gjithë filluan të këndonin e të festonin. Të gjithë ishin të lumtur, përveç meje. Nuk e dija ç’do të bëhej me mua. Kisha frikë se dasma nuk do të bëhej, por dhëndrri erdhi. Më vonë më tha se i takonte të bëhej burrë, të paktën tani, dhe të merrte përgjegjësitë mbi vete. Unë nuk kisha asnjë faj për atë që kishte ndodhur, por as ai.

 Ata që ishin përgjegjës shpëtuan, sepse ne nuk donim ta bënim publike të fshehtën tonë dhe e mbajtëm për vete. Nuk i treguam askujt, bile askush nuk e di edhe tani që jemi bërë me fëmijë dhe vazhdojmë jetën tonë. Kjo eksperiencë traumatike ndikoi shumë tek unë. Kisha shumë frikë dhe shpesh më dilte gjumi nga ëndrrat e këqija që shihja natën. Më në fund, arritëm ta kapërcenim atë që na kishte ndodhur të dyve, megjithëse nuk mund ta harrojmë kurrsesi. Edhe tani ndonjëherë shoh ëndrra të këqija, por kam pranë tim shoq, që është një shok jete shembullor.

Previous Post

Mimoza Hafizi: Rama u fsheh pas Berishës, për të mos parë në sy nga frika Blushin

Next Post

“Shteti si bordello mesjetare”

admin

admin

Next Post
“Shteti si bordello mesjetare”

“Shteti si bordello mesjetare”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.