Prokurori Haxhi Giu është dënuar sot 3 vjet e 6 muaj burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ndaj tij është vendosur dënimi 2 vjet e 4 muaj burg nga gjykata.
Ai akuzohet për “korrupsion pasiv”.
Giu u akuzua për marrjen e 29 mijë eurove, në këmbim të lehtësirave në hetimin e një dosje, që ai kishte nën hetim.











