• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

5 nxënës marrin taksi nga Cërriku, vijnë në Tiranë dhe denoncojnë në TV dhunën e mësueses

admin by admin
19 May, 2016
in Global Image
0
5 nxënës marrin taksi nga Cërriku, vijnë në Tiranë dhe denoncojnë në TV dhunën e mësueses
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot kur një grup prej pesë fëmijësh mbërritën me taksi nga qyteti i Cërrikut drejt “News 24” për të denoncuar dhunën e mësueses së tyre të quajtur Fatbardha Shabani. Ata thanë se janë drejtuar ambienteve të “News 24” pa dijeninë e prindërve. Nxënësit ishin në klasën e pestë në shkollën publike “7 marsi”, ndërsa mësuesja sipas tyre që i kishte dhunuar jepte mësim në klasën e katërt.

Ata tregojnë se mëngjesin e sotëm ata kanë shkuar në shkollë si çdo ditë tjetër, por janë fyer nga mësuesja, e cila sipas tyre ka dyshuar se ata i kanë bërë video dhe foto. Njëri prej tyre thotë se kishte me vete një telefon celular, të cilin po ia tregonte mësueseve të tjera, se çfarë materialesh kishte aty, por mohon të ketë pasur ndonjë foto apo regjistrim të mësueses.Nxënësit kanë rrëfyer se e kanë marrë rrugën në tiranë me iniciativën e tyre dhe se mësuesja kujdestare u ka paguar lekët e taksisë. Ata ishin ankuar dhe në drejtori për dhunën por kërkesa e tyre nga drejtuesit e shkollës nuk u përfill. “Ajo na tha se jeni mizerje fëmijësh. Nuk dini të silleni. Nuk dini të mësoni. Ne u ankuam të drejtoresha duke i thënë se mësuesja na ka ofenduar, por ajo na tha se nuk është kështu”, thotë njëri nga nxënësit.

“Mësuesja na thotë që ka rregulla në shkollë, e pastaj na fyen e na dhunon. Kështu janë rregullat, thotë një nxënës tjetër. Përpos dhunës, fëmijët shkojnë më tej në denoncimin e tyre pasi thonë se drejtoresha e shkollës kërkon të largojë nga puna mësuesen kujdestare Mjaftoni Ago. Ky vendim, thonë fëmijët është kundërshtuar edhe nga prindërit e tyre që përmes një peticioni i janë drejtuar edhe Drejtorisë Arsimore në Elbasan. “News 24” vuri në dispozicion numrin e telefonit të regjisë për të marrë dhe reagimin e prindërve apo mësuesve për këtë ngjarje, por në kohën e minutazhit të transmetimit të kësaj ngjarje nuk pati telefonata. “News 24” u kujdes dhe u interesua për transportin e nxënësve deri në Cërrik. Nxënësit në studion e “News 24” ishin Ervin Osmani, Alesia Hida, Anisa Doku, Glorian Xhaja dhe Elena Qepa.

REAGOJNË PRINDËRIT: E MËSOVA NGA TV QË VAJZA NUK ISHTE NË SHKOLLË, MËSUESJA MJAFTONI AGO KA PËRGJEGJËSI

Pas kësaj kanë reaguar prindërit e fëmijëve. Ata bashkë me fëmijët e tyre i janë drejtuar komisariatit të policisë në Cërrik për të denoncuar ngjarjen. Pas kësaj, policia ka shoqëruar mësuesen kujdestare, Mjaftoni Ago, pasi ajo lejoi ardhjen e tyre në Tiranë të pashoqëruar. Prindi i njërit prej nxënësve ka reaguar për këtë ngjarje, duke u shprehur se e ka mësuar nga televizioni se vajza e tij nuk ishte në shkollë, Ilirjan Hida thotë se përgjegjësi për këtë ka mësuese Mjaftoni Ago. “Në shkollën ‘7 marsi’ ka probleme. E mësova nga TV që vajza ime nuk ishte në shkollë. Mësuesja Mjaftoni Ago ka përgjegjësi për këtë. Fëmijët ankohen për personelin, dhe duhet hetuar për këtë. Shkaktarët të vihen para përgjegjësisë”, tha Hida.

FLET MËSUESJA KUJDESTARE MJAFTONI AGO: NXËNËSIT MË RRËFYEN SE I KISHTE DHUNUAR NJË KOLEGE

Mësuesja kujdestare e nxënësve që udhëtuan sot drejt Tiranës për të denoncuar dhunën e një mësuese ndaj tyre, ka folur për ngjarjen. Mjaftoni Ago thotë se sapo ka mbërritur në shkollë, nxënësit i kanë rrëfyer për dhunën e ushtruar ndaj tyre. “Mbërrita me vonesë në shkollë, i gjeta nxënësit të përlotur. Nxënësit më rrëfyen se i kishte dhunuar një kolege. Shkuam të denonconin drejtoreshën në zyrën e arsimit”, thotë mësuesja.

Previous Post

BIE LEGJENDA/ Everesti nuk është mali më i lartë në botë

Next Post

Mimoza Hafizi: Rama u fsheh pas Berishës, për të mos parë në sy nga frika Blushin

admin

admin

Next Post
Mimoza Hafizi: Rama u fsheh pas Berishës, për të mos parë në sy nga frika Blushin

Mimoza Hafizi: Rama u fsheh pas Berishës, për të mos parë në sy nga frika Blushin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.