Gjykata e Krimeve të Rënda ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kreun e bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe tentativë të marrëdhënieve seksuale.
Xhelili u arrestua dy ditë më parë me vendim gjykate, ndërsa sot iu komunikua edhe një herë masa e sigurisë.
Pas përfundimit të seancës, avokati i tij e cilësoi si të padrejtë arrestimin e Xhelilit.












